01.08.2023
Ministri i kthimit Nenad Rashiq organizoi një takim ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Oliver Guerot. Takimi u zhvillua në ambientet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe ishte një rast i rëndësishëm për të ndarë perspektivat dhe strategjitë për të rritur stabilitetin dhe prosperitetin në Kosovë.
Biseda kishte të bënte me rëndësinë e krijimit sa ma të shpejt të kushteve ligjore dhe teknike për zhvillimin e zgjedhjeve në katër komunat e Kosovës. Para kësaj, ata ndanë ide dhe praktika të suksesshme të pajtimit, të cilat janë përdorur në shoqërinë e Bashkimit Evropian.
Ministri Rashiq dhe Ambasadori Guerot gjithashtu ndanë përvojën e tyre të arritjes së pajtimit, duke u fokusuar në angazhimin e të rinjve në qendrat kualifikuese për të ndihmuar në pajtimin e kombeve të Francës dhe Gjermanisë. Kjo përpjekje për bashkëpunim ndërkombëtar u evidentua edhe në ndërtimin e "Shtëpisë së Miqësisë", një simbol i mbështetjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy vendeve.
Takimi ishte produktiv dhe me vlerë në kuadër të diskutimit mbi procesin zgjedhor dhe promovimit të vlerave të pajtimit dhe bashkëpunimit për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe harmonike për të gjithë qytetarët e Kosovës.