Sot, Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) solemnisht i dorëzoi Ministrisë për Komunitete dhe Kthim (MKK-ës) 4 automjete, përmes programeve të saj RRK dhe CSP të financuara nga BE-ja, me krenari i dorëzoi katër automjete Ministrisë për Komunitete dhe Kthim (MKK), e ky është një hap kyç në forcimin e partneritetit tonë. Kjo ngjarje e rëndësishme simbolizon angazhimin e IOM-it për të mbështetur autoritetet vendore dhe për të forcuar kapacitetet e tyre për veprim më efektiv.
Dorëzimi i automjeteve paraqet një hap në përmirësimin e aftësive operacionale të Ministrisë, duke mundësuar lëvizshmëri më të mirë dhe akses në burimet e nevojshme për të punuar me të kthyerit dhe komunitetet në kuadër të programit të ri-integrimit.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, falënderoi IOM-in për këtë donacion, duke theksuar se automjetiet do të kontribuojnë dukshëm në efikasitetin e Ministrisë në ofrimin e mbështetjes për ata që kanë më së shumti nevojë.
Kjo ngjarje thekson gjithashtu rëndësinë e suksesit të projekteve që synojnë forcimin e komuniteteve dhe ofrimin e mbështetjes për grupet e margjinalizuara.