06.06.2023
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Z. Nenad Rashiq, mori pjesë në vënien e gur themelit të shtëpisë për familjen e Vlada Trajkoviqit, në fshatin Dobrotin të Komunës së Graçanicës.
Në një ceremoni zyrtare, Ministri Nenad Rashiq së bashku me anëtarë të komunitetit dhe familjarët e familjes Trajkoviq shënuan fillimin e ndërtimit të shtëpisë së tyre të re. Kjo ngjarje ka vënë në dukje përkushtimin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim ndaj ndihmës së familjeve me nevojë për të filluar një jetë më të mirë.
Ministri Rashiq me këtë rast u shpreh: "Jam i lumtur që shoh se përpjekjet tona për të ndihmuar komunitetet me shtëpi të reja po sjellin rezultate të dukshme. Shtëpia e re për familjen Trajkoviq është një simbol i shpresës dhe nismës sonë për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë qytetarët tanë."
“Ministria për Komunitete dhe Kthim ka bërë thirrje publike për aplikime nga familjet dhe individët që kanë nevojë për ndihmë për të ndërtuar ose rindërtuar shtëpitë e tyre. Pas një procesi të vëmendshëm aplikimi dhe vlerësimi këtë vit ka filluar ndërtimin e rreth dhjetë shtëpive dhe është planifikuar që deri në fund të këtij viti të bëhen me shtëpi mbi 40 familje. Mendoj se deri në fund të qershorit do të fillojmë 31 shtëpi, ndërsa dhe të përfundojnë afërsisht në fund të gushtit”, tha Ministri Rashiq.