Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka vizituar gjashtë familje në kuadër të projektit për përmirësimin e kushteve për kthim dhe riintegrim. Me atë rast, ai ua dorëzoi çelësat e shtëpive të tyre të reja, të cilat i mundësuan familjes Jovanoviq rinovimin e objektit ekzistues, ndërsa familjeve Trajkoviq (75 m²), Parliq (75 m²), Grbiq (62 m²), Krstić (75 m²) dhe Andrejević (75 m²) për të ju ndërtuar shtëpi të reja, e për ti pritur festat e ardhshme në kushte të sigurta dhe shumë më të mira.
Këto familje më parë kanë jetuar në rrethana jashtëzakonisht të vështira dhe të pafavorshme, duke u përballur me sfida si infrastruktura e dobët, banimi joadekuat dhe kushtet e pasigurta të jetesës. Falë këtij projekti, i cili mbështetet nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, këto familje tani kanë mundësi për një jetë më të mirë dhe se përditshmëria e tyre do të bëhet më e qëndrueshme dhe më e sigurt.
Ministri Rashiq shprehu kënaqësinë e madhe që kjo iniciativë ua mundësoi familjeve t'u sigurohet një banesë e përhershme, e cila do të jetë mbështetje për ndërtimin e një jete më të mirë. Kjo ndihmë do të thotë shumë për vetë përdoruesit e shtëpive të reja, të cilët falënderuan për mbështetjen dhe theksuan se këto shtëpi të reja janë themeli për ndërtimin e së ardhmes së tyre.
“Kam humbur nënën herët, kemi jetuar këtu, në këtë vend, në një shtëpi të vjetër me gjyshen. Më vjen mirë dhe e lumtur që nipi im tani, në të njëjtin vend, do të jetojë në një shtëpi të re”, tha Leposava, tezja e njërit prej përfituesve, duke folur me emocion për rëndësinë e këtij momenti për familjen e saj.