𝐔𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐭ë 𝐟𝐞𝐬𝐭ë𝐬 𝐬ë 𝐏𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐯𝐞

Të dashur bashkëqytetarë,


Me rastin e Pashkëve, festës më të madhe të krishterëve, dëshiroj t'u shpreh urimet e mia të sinqerta të gjithë besimtarëve që e festojnë këtë festë, qoftë sipas kalendarit katolik apo ortodoks.


Pashkët na kujtojnë fuqinë e besimit, shpresës dhe këmbënguljes. Le të sjellin festat paqe, gëzim dhe bashkim në shtëpitë tuaja. 

Në një kohë që kërkon më shumë mirëkuptim dhe solidaritet, besoj se është fryma e Pashkëve që mund të na inkurajojë të jemi më pranë njëri-tjetrit, pavarësisht dallimeve tona.


Në emër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe në emrin tim personal, ju uroj një festë të lumtur dhe të bekuar.


Krishti u ringjall! Gëzuar Pashkët!

Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim
Nenad Rashiq