Sot në fshatin Dobrotin është vënë gurthemeli për ndërtimin e një shtëpie të re për familjen e kthyer Mitiq. Gurthemelit në mënyrë simbolike u vendos nga Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe Anna Rostocka, Shefja e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Ngjarja e sotme shënon zyrtarisht fillimin e një tjetër projekti të rëndësishëm që synon ruajtjen dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve të kthyera.
Kjo nismë po zbatohet në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), si pjesë e një strategjie më të gjerë që përfshin mbështetje afatgjatë për familjet më të cenueshme.
Ministri Rashiq tregoi edhe një herë përkushtimin dhe përgjegjësinë e tij personale ndaj çdo personi që vendos të qëndrojë dhe të mbijetojë në vatra e tij. Mbështetja e tij e vazhdueshme për të kthyerit, përmes projekteve konkrete si ky, jep shpresë se jeta në shumë komunitete mund të jetë dinjitoze dhe e sigurt.
"Qëllimi ynë është i qartë - ne dëshirojmë që çdo familje e kthyer të ketë një çati mbi kokë, të ndihen të sigurt dhe të marrin mbështetjen që meritojnë. Sot i dërgojmë një mesazh të qartë familjes Mitiq - ju nuk jeni vetëm", tha ministri Rashiq.
Ndërtimi i një shtëpie të re për familjen Mitiq është një hap tjetër drejt krijimit të një shoqërie më të qëndrueshme dhe më të drejtë, në të cilën çdo zë dhe çdo nevojë dëgjohet dhe respektohet.