Çelësat e shtëpive të ndërtuara rishtazi iu dorëzuan familjeve të kthyera në Istog

Sot në Istog, në kuadër të programit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, çelësat e shtëpive të ndërtuara rishtazi iu dorëzuan familjeve të kthyera. Çelësat iu dorëzuan familjes: Hajrije Muja,  Milijanka Ratković, Ramadanu Aliji, Život Maksimovići, Dijan Marsenić dhe Elvis Medjedoviću.

Këto familje u kthyen në vatrat e tyre dhe filluan jetën përsëri në Istog, gjë që paraqet hap të rëndësishëm në ofrimin e mbështetjes për familjet e kthyera dhe ato socialisht të cenueshme në të gjithë Kosovën.

Ministria për Komunitete dhe Kthim është e përqendruar në ndërtimin dhe renovimin e objekteve të banimit, të cilat ofrojnë kushtet për jetë dinjitoze për kategoritë më të cenueshme të popullatës. Siç deklaroi ministri: "Jam i kënaqur që sot mund t'u dorëzojmë çelësat e shtëpive të ndërtuara rishtazi këtyre familjeve. Qëllimi ynë është të ofrojmë një shtëpi të sigurt dhe të qëndrueshme për të gjithë ata që kanë vendosur të kthehen dhe të rindërtojnë jetën e tyre këtu. Ne do të vazhdojmë me zbatimin e këtij programi, duke ofruar mbështetje për më të cenueshmit dhe duke ndërtuar themelet për një të ardhme më të mirë për komunitetet në Kosovë."

Znj. Hajrije Muja, një nga përfitueset e shtëpisë, falënderoi për ndihmën dhe theksoi: "Jam shumë mirënjohëse ndaj Ministrisë së Komuniteteve dhe Kthimit që na lejoi të kemi shtëpinë tonë. Kthimi në vendin tonë nuk ishte i lehtë, por kjo shtëpi është një fillim i ri për mua dhe familjen time dhe një shenjë se jemi të mirëpritur. Shpresoj që më shumë familje do ta kenë këtë mundësi." Po ashtu edhe familjet e tjera shprehën falënderime ndaj Ministrisë dhe Ministrit Nenad Rašić.

Kjo iniciativë tregon qartë angazhimin e Ministrisë për të siguruar një jetë dhe siguri më të mirë për familjet e kthyera dhe ato socialisht të cenueshme në të gjithë Kosovën përmes veprimeve konkrete.