ANULIM I THIRRJES PUBLIKE PËR SUBVENCIONIMIN E PROJEKTEVE DHE AKTIVITETEVE

30.05.2023
Vendimet me nr. 71 i nr. 71/2 të datës 02.03.2023. MKK më 6 shkurt e ka shpallur  thirrjen publike për shtatë pako për ndihmë, për komunitetet jo shumicë në Kosovë. Ndër të tjera ishte edhe  pakoja subvencionimi i projekteve dhe aktiviteteve që promovojnë të drejtat e komuniteteve jo shumicë dhe pjesëtarëve të tyre në Kosovë. Pas formimit të komisionit, me vendim të sekretarit të MKK-së nr.71/3 të datës 10.03.2023 për vlerësimin e aplikimeve të pranuara për këtë pako,  komisioni  ka bërë shqyrtimin e të gjitha aplikimeve dhe njëkohësisht ka përgatitur raportin nr. 71/9 më 24.04.2023.

Pas analizimit të këtij raporti, MKK me keqardhje njofton publikun dhe të gjithë aplikuesit që i kanë dorëzuar aplikimet për këtë pako ndihme se më 08.05.2023  mori vendimin nr. 71/10 për anulimin e Thirrjes Publike për subvencionimin e projekteve dhe aktiviteteve që promovojnë të drejtat e komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

Ministria është dashur ta nxjerr këtë vendim për arsye se aplikacionet e pranuara nuk ofronin mundësi për arritjen e qëllimeve dhe synimeve që Ministria kishte planifikuar t'i arrinte me këtë ftesë dhe për rrjedhojë financimi i projekteve të pranuara nuk do të paraqiste shpenzim adekuat dhe efikas të mjeteve buxhetore, si dhe me financimin e aplikacioneve të pranuara, nuk do të arrihej një shpërndarje racionale e mjeteve në të gjitha rajonet e Kosovës, gjë që ishte shumë e rëndësishme për këtë thirrje.

Me këtë rast dëshirojmë të informojmë publikun se MKK-ja do të vazhdojë të bëjë përpjekje si në sigurimin ashtu edhe në shpërndarjen e drejtë dhe efikase të mjeteve shtesë për të përmirësuar pozitën e komuniteteve jo shumicë në mbarë Kosovën.