Ambasadorja kanadeze Jessica Blitt viziton ministrin Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka takuar ambasadoren e Kanadasë, Jessica Blitt, në zyrën e ministrisë. Ky takim ishte një mundësi që ambasadorja Blit ta përgëzojë ministrin Rashiq për suksesin e tij në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, ku fitoi një mandat deputeti.

Gjatë bisedës u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet Kanadasë dhe institucioneve që merren me çështjet e kthimit, integrimit dhe përmirësimit të jetës së komuniteteve, me fokus të veçantë në çështjet që kanë të bëjnë me të kthyerit dhe komunitetet pakicë. Ambasadorja Blitt shprehu dëshirën e Kanadasë për të vazhduar mbështetjen e procesit të integrimit, si dhe bashkëpunimit në plane që do të kontribuojnë në forcimin e lidhjeve të ndërsjella dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.