Ministri Nenad Rashiq, priti sot Ambasadorin amerikan, Jeffrey.M.Hovenier të shoqëruar nga znj.Kerry Monaghan-Hogler, zv.Drejtoreshë e USAID-it dhe znj. Jillian Itharat, Zyrtare politike.
Në takim u ritheksua mbështetja e madhe e SHBA-së për kthimin e të zhvendosurve në pronat e tyre, duke nënkuptuar që ata duhet t’i gëzojnë të drejtat e plota dhe benefitet në vendin e tyre.
SHBA-të kanë qenë çdo herë pro ndihmës në krijimin e kushteve për marrëdhënie të shëndetshme, paqësore dhe të qëndrueshme ndërmjet komuniteteve. Normalizimi i marrëdhënieve mes tyre e ndërprenë ciklin e krizave dhe konfrontimeve dhe çonë përpara me vendosmëri në integrimin evropian.
Ministri Rashiq kërkoi mbështetje shtesë prej Z. Hovenier, sa i përket iniciativave të reja institucionale të cilat do të krijonin kushtet për një afirmim më të thelle të komuniteteve në jetën e shoqërisë Kosovare, po ashtu duke përfshirë edhe administratën publike. Është detyrimi i të gjithë neve që t'u sigurojmë atyre të gjithë mbështetjen që u duhet.