Pyetje me përgjigje të qartë-po është.
Zgjedhjet e përgjithshme në veri të Kosovës janë shpallur për datën e 23 prillit, në një mjedis jo edhe aq demokratik, qytetarët e veriut të Kosovës do të kenë mundësinë të zgjedhin udhëheqësin e re, që do ti përfaqësojë në mandatin e ardhshëm.
Çfarë e bën demokracinë kaq inferior sa të vihet në dyshim?
Pyetja e cila meriton retrospektivën e ngjarjeve që kanë ndodhur në pjesën e përmendur të Kosovës. Për shumë vite me radhë në veri të Kosovës, ne jemi dëshmitarë të fitoreve mbresëlënëse zgjedhore të një prej subjekteve politike, që nuk I mban në mend kontinenti I vjetër në të kaluarën e afërt.
Çfarë na sjellë deri këtu?
Para së gjithash kryeson fushata agresive mediatike dhe kjo duket si diçka krejtësisht e zakonshme dhe normale në atë pjesë pjesë të teritorit, duke shantazhuar me çështjen sociale si dhe me një sërë veprimesh manipuluese institucionale për frikësimin e popullit.
Interesante është se ky subjekt politik nuk merr pjesë në këto zgjedhje, përkatësisht Lista Srpska duke u larguar nga institucionet e Kosovës, ka vendosur që ti bojkotoj edhe zgjedhjet e ardhshme locale.
Një demokraci e tillë dhe e tronditur I lindi heronjtë e saj, në komunën e Leposaviçit e kemi kandidatin e nacionalitetit serb Aleksandar Jablanoviç dhe I cili përkundër presioneve vendosi që të kandidojë. Ai është shembull dhe dëshmi se demokracisë duhet ti besohet edhe kur ajo duket joreale në momentin e caktuar politik.
Të jesh kandidat ne veri të Kosovës, konkretisht në Leposaviç në këtë moment është me të vertet e guximshme e kjo për shkak të fushatës e cila po zhvillohet, të jemi të bindur se ky është vetëm fillimi I I po kësaj fushate.
Nësë ka një dritë në fund të tunelit dhe demokracia e mposht ndërtimin ideologjik të realitetit shoqëror, njerëzit në veri të Kosovës do të fitojnë shpresën që ata mund të vendosin në mënyrë të pavarur për fatin e tyre. Shpresa për një jetë pa frikë dhe shpresa që fëmijët e këtij kombi të lindin e zhvillohen e të mendje të lire.