Departamenti për Menaxhim dhe Monitorim të Projekteve
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Menaxhim dhe Monitorim të Projekteve janë:
- Menaxhon projektet që lidhen me komunitetet dhe kthimin;
- Siguron realizimin e projekteve të zhvilluara nga Departamenti për Planifikim të Politikave dhe Analizave;
- Koordinimi i punës për ndihmë humanitare në përmbushjen e kritereve sipas standardeve të përcaktuara për kthimin dhe stabilizimin e komuniteteve;
- Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve strategjike të MKK-së në pajtim me prioritetet e Qeverisë;
- Koordinimi i aktiviteteve që ndërlidhen me parashtruesit e kërkesave dhe bashkëpunimi me OJQ-të si dhe me partnerët implementues të projekteve;
- Vlerësimi i ndikimit të projekteve të MKK-së;
- Menaxhimi dhe monitorimi i projekteve dhe që nga fillimi deri në përfundimin e tyre;
- Ndërmerr masa adekuate me qëllim të zhvillimit të qëndrueshmërisë ekonomike duke përkrahur zhvillimin e ekonomisë së vogël dhe asaj familjare;
- Mbikëqyrë punimet dhe dokumentacionin e pagesave të projekteve nga fushëveprimtaria e MKK-së;
- Ofron mbështetje në dizajnimin e ftesave për shprehje të interesit, në hartimin e specifikacioneve për projekte dhe menaxhon projektet e kontraktuara.
Udhëheqësi i Departamentit për Menaxhim dhe Monitorim të Projekteve raporton tek Sekretari i Përgjithshëm
Divizionet
Divizioni për Kthim dhe Komunitete
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Kthim dhe Komunitete janë:
- Zbaton të gjitha çështjet operacionale në terren që kanë të bëjnë me kthimin dhe komunitetet;
- Bashkëpunon me Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim, me shoqërinë civile (OJQ-të) dhe organizatat ndërkombëtare lidhur me realizimin e projekteve;
- Përcjellë zbatimin e strategjisë së kthimit dhe integrimit të komuniteteve si dhe kontribuon në ndërtimin e besueshmërisë së ndërsjellë dhe rritjen e vetëdijesimit;
- Menaxhon bazën e të dhënave për Kthimin dhe Integrimin e Komuniteteve;
- Monitoron përmbushjen e kritereve për kthim dhe komunitete, të parapara me Strategjinë për Kthim të MKK-së dhe manualit për kthim.
Udhëheqësi i Divizionit për Kthim dhe Komunitete raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Menaxhim dhe Monitorim të Projekteve.
Divizioni për Projekte
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Menaxhimin dhe Monitorimin e Projekteve janë:
- Divizioni është përgjegjës për tërë ciklin e projekteve – përpos procedurave të prokurimit publik (pra përpos procedurave përzgjedhëse dhe teknike);
- Ofron mbështetje në përgatitjen dhe kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm për tenderë, mbikëqyrë punimet dhe dokumentacionin e pagesave të projekteve të renovimeve
- Koordinon punën në mes të punë kryesit dhe MKK-së;
- Përgatitë raporte për aktivitetet e kryera.
Udhëheqësi i Divizionit për Projekte raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Menaxhim dhe Monitorim të Projekteve.