Departamenti për Planifikim të Politikave dhe Analiza
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Planifikim të Politikave dhe Analizave janë:
- Propozon, harton dhe monitoron zbatimin e politikave të MKK-së për mbështetjen e komuniteteve;
- Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve strategjike të Ministrisë në pajtim me prioritetet e Qeverisë;
- Harton dokumentet e politikave dhe planifikimit për MKK-në, strategjitë dhe planet e veprimit dhe mbikëqyrë zbatimin e tyre;
- Krijon kushtet për ndërtimin e besimit midis komuniteteve, duke zhvilluar dialog ndëretnik lidhur me politikat integruese që kanë të bëjnë me komunitetet dhe me të kthyerit;
- Zhvillon strategjinë e bashkëpunimit me shoqërinë civile me qëllim të integrimit të të gjitha komuniteteve, ndërtimit të besimit midis tyre dhe rritjes së vetëdijesimit;
- Menaxhon bazën qendrore të të dhënave për kthim;
- Propozon dhe harton projekte për zhvillimin ekonomik të komuniteteve;
- Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit evropian.
Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim të Politikave dhe Analiza raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
- Divizioni për Planifikim të Politikave;
- Divizioni për Komunitetet e Disfavorshme;
- Division for European Integration and Policy Coordination;
Divizionet
Divizioni për Planifikim të Politikave
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Planifikim të Politikave janë:
- Propozon dhe harton politikat për MKK;
- Menaxhon bazën qendrore të të dhënave lidhur me kthimin dhe komunitetet;
- Ndihmon në përgatitjen e koncept dokumenteve për legjislacion
Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim të Politikave raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim të Politikave dhe Analiza.
Divizioni për Komunitetet e Disfavorshme
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunitetet e Disfavorshme janë:
- Adreson çështjet që ndërlidhen me komunitetet e disfavorshme, si dhe koordinon dhe siguron unifikimin e politikave të komunitetit RAE me institucionet e tjera, partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat joqeveritare;
- Siguron zbatimin e rekomandimeve të Dekadës së përfshirjes të Komunitetit RAE;
- Propozon dhe harton politika të favorshme për qëndrueshmërinë ekonomike të komuniteteve të disfavorshme;
- Ndërmerr masat e nevojshme, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, në realizimin e të drejtave shëndetësore, arsimore, kulturore etj të komuniteteve të disfavorshme.
Udhëheqësi i Divizionit për Komunitetet e Disfavorshme raporton tek Udhëheqësi i Departamentit.