Deputeti Nenad Rashiq u takua sot me zonjën Anna Rostocka, Shefe e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në Kosovë, e cila po i afrohet përfundimit të mandatit të saj, si dhe me zonjën Mariam Benbow Pfisterer, shefen e ardhshme të Misionit të IOM-it në Kosovë.
Gjatë takimit, deputeti Rashiq shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin shumë të mirë dhe përmbajtësor ndërmjet Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe IOM-it, duke theksuar rëndësinë e punës së përbashkët në mbështetje të komuniteteve dhe në realizimin e nismave me interes të përbashkët.
Rashiq falënderoi zonjën Rostocka për kontributin dhe angazhimin e saj të përkushtuar gjatë mandatit, duke i uruar shumë suksese në angazhimet e saj të ardhshme profesionale. Njëkohësisht, ai i uroi mirëseardhje zonjës Benbow Pfisterer dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe IOM-it.
Bashkëbiseduesit konfirmuan përkushtimin e tyre për vazhdimin e partneritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë në zbatimin e aktiviteteve të orientuara drejt mbështetjes së komuniteteve në Kosovë.
