,,Rašić u dorëzoi makineri bujqësore familjeve në Prizren’’

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić, vizitoi sot Prizrenin, ku vizitoi familjet Azari, Murati dhe Ajradini, të cilave iu dhanë makineri bujqësore të destinuara për përmirësimin e fermave të tyre si pjesë e programit të mbështetjes së Ministrisë.

Gjatë bisedës me mikpritësit, Ministri Rašić theksoi se Ministria për Komunitete dhe Kthim mbetet e përkushtuar për të ofruar mbështetje konkrete dhe të barabartë për të gjitha komunitetet dhe familjet që kanë nevojë për ndihmë.

“Obligimi ynë është të jemi me bashkëqytetarët tanë dhe t’u ofrojmë mundësi të barabarta për zhvillim çdo familjeje. Mbështetja e Ministrisë është e destinuar për të gjitha komunitetet, sepse duam që njerëzit të qëndrojnë në vatrat e tyre, të zhvillojnë fermat e tyre, të punojnë dhe të krijojnë një të ardhme më të sigurt për familjet e tyre”, tha Ministri Rašić.

Ndarja e mekanizimit bujqësor u realizua në bashkëpunim me partnerët zbatues GIZ dhe Shoqatën Humanitare “Nëna Terezë” dhe është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të Ministrisë që synojnë forcimin e prodhimit bujqësor dhe fuqizimin ekonomik të familjeve në të gjithë Kosovën.

Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit vazhdon të zbatojë programe mbështetëse në të gjitha fushat, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës për qytetarët, si dhe krijimin e kushteve më të qëndrueshme për mbijetesën dhe zhvillimin e komuniteteve lokale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors