Ministria për Komunitete dhe Kthim nënshkroi 76 kontrata për subvencione individuale

Ministria për Komunitete dhe Kthim sot nënshkroi kontrata me 76 përfitues të subvencioneve individuale, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve dhe forcimin e zhvillimit të qëndrueshëm të komuniteteve lokale.

Subvencionet janë ndarë kryesisht për projekte në fushën e bujqësisë, për fillimin e bizneseve të reja, si dhe për zgjerimin dhe përmirësimin e aktiviteteve ekzistuese afariste. Qytetarët i nënshkruan kontratat me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Me këtë rast, ministri Rashiq theksoi se Ministria vazhdon të ofrojë mbështetje për qytetarët që kanë më së shumti nevojë për ndihmë, me fokus të veçantë në zhvillimin e bujqësisë dhe fuqizimin ekonomik të familjeve që jetojnë në zonat rurale.

“Qëllimi ynë është që përmes programeve konkrete të mbështetjes t’i ndihmojmë qytetarët të qëndrojnë dhe të mbijetojnë në vendbanimet e tyre. Vëmendje të veçantë i kushtojmë bujqësisë, sepse pikërisht përmes investimeve në këtë fushë ringjallim fshatrat tona, kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale dhe punojmë për forcimin e shoqërisë”, tha ministri Rashiq.

Ai theksoi se Ministria për Komunitete dhe Kthim edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me zbatimin e programeve mbështetëse të destinuara për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve, zhvillimin e sipërmarrjes dhe forcimin e burimeve të qëndrueshme të të ardhurave për familjet në të gjithë Kosovën.

Nënshkrimi i kontratave përfaqëson edhe një hap tjetër në përpjekjet e Ministrisë që përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare të kontribuojë në fuqizimin ekonomik të qytetarëve, zhvillimin e ekonomive familjare dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe punë në komunitetet lokale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors