Ministria për Komunitete dhe Kthim sot ka nënshkruar dhe dorëzuar 24 memorandume për subvencione individuale, të destinuara për qytetarët që ndodhen në kushte veçanërisht të vështira materiale dhe jetësore.
Memorandumet iu dorëzuan përfituesve nga deputeti Nenad Rashiq, ndërsa mbështetja është e orientuar kryesisht drejt kategorive më të rrezikuara të qytetarëve, të cilëve ndihma u nevojitet për tejkalimin e rrethanave të vështira jetësore.
Një pjesë e konsiderueshme e ndihmës së miratuar është dedikuar mbulimit të shpenzimeve të trajtimit mjekësor, furnizimit me barna dhe terapi të domosdoshme, si dhe nevojave të tjera të qytetarëve që, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore dhe materiale, nuk janë në gjendje të sigurojnë vetë mbështetjen e nevojshme.
“Obligimi ynë është të jemi pranë qytetarëve që kanë më së shumti nevojë për ndihmë. Veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin dhe trajtimin mjekësor, dëshirojmë që përmes formave konkrete të mbështetjes t’ua lehtësojmë këtë periudhë të vështirë dhe t’u tregojmë se nuk janë vetëm”, theksoi deputeti Nenad Rashiq.
Ministria për Komunitete dhe Kthim do të vazhdojë që përmes programeve të mbështetjes individuale t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe t’u ofrojë ndihmë atyre që kanë më së shumti nevojë për të, me qëllim të përmirësimit të kushteve të tyre të jetesës dhe ofrimit të mbështetjes në rrethanat më të vështira jetësore.




