Ministria për Komunitete dhe Kthim, e udhëhequr nga ministri Nenad Rašić, përmes bashkëpunimit me qeverisjet lokale, mbështet projekte që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe të kushteve të jetesës së qytetarëve.
Para disa muajsh, Ministria për Komunitete dhe Kthim nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Obiliqit, duke mundësuar realizimin e projektit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në territorin e kësaj komune.
Mungesa e sistemit të kanalizimit dhe rrugët e parregulluara kanë paraqitur probleme kronike në Komunën e Obiliqit, duke ndikuar në kushtet e përditshme të jetesës së banorëve. Përmes këtij projekti synohet përmirësimi i infrastrukturës dhe adresimi i nevojave të banorëve të zonës.
Vlera e përgjithshme e projektit është 120.000 euro, ku Ministria për Komunitete dhe Kthim merr pjesë me 80% të vlerës së përgjithshme të projektit, ndërsa Komuna e Obiliqit siguron 20% të mbetur.
Në kuadër të këtij projekti kanë filluar punimet në disa segmente rrugore, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës lokale, lehtësimit të lëvizjes së përditshme të qytetarëve dhe përmirësimit të qasjes në amvisëri.
Realizimi i këtij projekti paraqet një shembull të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre lokale, me synim zgjidhjen e problemeve infrastrukturore dhe krijimin e kushteve më të mira për jetesën e qytetarëve.

