Ministri Rašić dhe Peter Due për forcimin e bashkëpunimit me UNMIK-un me qëllim të avancimit të pozitës së komuniteteve jo-shumicë

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić, u takua sot me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (SRSG) dhe Shefin e Misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Peter Due.

Gjatë takimit u diskutua për pozitën e komuniteteve jo-shumicë, mundësitë për avancimin e mbrojtjes së tyre dhe realizimin e të drejtave, si dhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Misionit të UNMIK-ut.

Ministri Rašić theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme institucionale për të gjitha komunitetet, duke nënvizuar se është e domosdoshme të punohet në krijimin e mundësive të barabarta, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe ndërtimin e një shoqërie në të cilën çdo qytetar ndihet i sigurt, i barabartë dhe i mbrojtur.

Vëmendje e veçantë iu kushtua çështjes së kthimit të personave të zhvendosur, krijimit të kushteve për kthimin e tyre të qëndrueshëm, si dhe avancimit të besimit të ndërsjellë, dialogut dhe bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për rëndësinë e koordinimit të aktiviteteve dhe vazhdimit të bashkëpunimit partneritetor, në mënyrë që përmes iniciativave konkrete dhe veprimit të përbashkët t’u jepet përgjigje më efikase nevojave dhe sfidave me të cilat përballen komunitetet jo-shumicë.

Ministria për Komunitete dhe Kthim mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve, avancimin e pozitës së tyre dhe krijimin e kushteve sa më të mira të jetesës, nëpërmjet bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet përkatëse.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors