Ministria për Komunitete dhe Kthim, me partnerët e saj implementues nga GIZ dhe Shoqata Humanitare “Nëna Terezë”, vazhdoi zbatimin e programit të mbështetjes përmes shpërndarjes së ndihmës për përfituesit në fushat e bujqësisë dhe biznesit të vogël.
Si pjesë e aktiviteteve në terren, Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rašić, së bashku me partnerët implementues nga GIZ dhe Shoqata Humanitare “Nëna Terezë”, vizitoi sot familjet e Milić dhe Živić, të cilët janë ndër përfituesit e këtij programi mbështetës.
Gjatë vizitës, ministri konfirmoi edhe një herë rëndësinë e investimit në zhvillimin e fermave familjare dhe bizneseve të vogla, si dhe mundësitë që ofrojnë projektet e tilla për përmirësimin e standardit të jetesës, hapjen e mundësive të reja ekonomike dhe lejimin e popullsisë të qëndrojë në mjedisin e tyre.
Ministri Nenad Rašić tha se Ministria për Komunitete dhe Kthim do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e zonave rurale dhe të ofrojë mbështetje për fermerët dhe sipërmarrësit e vegjël.
“Qëllimi ynë është t’u mundësojmë familjeve të qëndrojnë në shtëpi, të zhvillojnë prodhimin e tyre dhe të sigurojnë një të ardhme më të sigurt përmes programeve specifike të ndihmës. Ne do të vazhdojmë të punojmë në interes të qytetarëve tanë dhe u kushtojmë vëmendje të veçantë njerëzve që jetojnë në zonat rurale, sepse ata e ruajnë fshatin tonë, traditën dhe përfaqësojnë një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik lokal, ofrojnë rezultate konkrete dhe kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë”, tha Ministri Rašić.
Ministria për Komunitete dhe Kthim do të vazhdojë në periudhën e ardhshme, që në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të zbatimit, ti mbështes përfituesit. Mbështetja do të vazhdojë të përqendrohet në fuqizimin ekonomik të komuniteteve, zhvillimin e bujqësisë dhe biznesit të vogël, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.


