Ministria për Komunitete dhe Kthim vazhdon të ofrojë mbështetje konkrete për të kthyerit dhe familjet të cenueshme – një shtëpi tjetër do të ndërtohet së shpejti në komunën e Kamenicës!
Në fshatin Strelicë, tek familjes Maksimoviq, ka filluar ndërtimi i një shtëpie familjare prej 75 m2. Gurthemelit u vendos nga Ministri Nenad Rashiq, duke shënuar zyrtarisht fillimin e punimeve.
“Qëllimi ynë është që çdo familje të ketë kushte dinjitoze jetese. Projekte të tilla nuk kanë të bëjnë vetëm me ndërtimin e shtëpive, por edhe me ndërtimin e besimit, sigurisë dhe një të ardhmeje në këtë rajon”, theksoi Ministri Rashiq.
Edhe familja Maksimoviq nuk mundi ta fshihte mirënjohjen e saj.
“Kjo shtëpi do të thotë një fillim i ri për ne. Jemi mirënjohës ndaj Ministrisë dhe Ministrit Rashiq që e njohën nevojën tonë dhe na dhanë një shans për një jetë më të mirë”, tha Mikica Maksimoviq në emër të familjes.
Kjo iniciativë përfaqëson një hap tjetër drejt krijimit të kushteve më të mira për jetën, kthimin dhe qëndrimin e bashkëqytetarëve tanë në vatrat e tyre.



