Ambasadori i BE-së, Dirk Schübel, në vizitë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić, u takua me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schübel, i cili së bashku me delegacionin e tij vizitoi Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Takimi iu kushtua çështjeve me rëndësi për komunitetet joshumicë, mbrojtjes së të drejtave të tyre, avancimit të bashkëpunimit institucional dhe mbështetjes së mëtejshme për procesin e kthimit të personave të zhvendosur.

Gjatë bisedës, ambasadori Dirk Schübel vlerësoi punën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, si dhe angazhimin e ministrit Nenad Rašić në fushën e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe përmirësimit të pozitës së tyre. Ai theksoi rëndësinë e veprimit të vazhdueshëm institucional në zgjidhjen e çështjeve me të cilat përballen komunitetet, duke nënvizuar se Bashkimi Evropian mbetet partner dhe mbështetës i Ministrisë në zbatimin e aktiviteteve që synojnë forcimin e të drejtave të komuniteteve, përmirësimin e pozitës së tyre dhe krijimin e kushteve për kthimin e qëndrueshëm të personave të zhvendosur.

Ministri Rašić e njoftoi ambasadorin dhe anëtarët e delegacionit me aktivitetet dhe prioritetet e Ministrisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për gjetjen e zgjidhjeve konkrete dhe të qëndrueshme për çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë. Rëndësi të veçantë kanë mbështetja e vazhdueshme institucionale, avancimi i mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave dhe krijimi i kushteve më të favorshme për kthimin dhe riintegrimin e personave të zhvendosur. Ministria i kushton rëndësi të veçantë edhe fuqizimit ekonomik të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, përmes mbështetjes për punësim, zhvillimit të ndërmarrësisë dhe krijimit të burimeve të qëndrueshme të të ardhurave, si parakushte kyçe për forcimin e pavarësisë së tyre ekonomike, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe krijimin e kushteve për kthimin e qëndrueshëm të personave të zhvendosur.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për mundësitë e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian, me interes të përbashkët për forcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe nxitjen e procesit të kthimit. U theksua se dialogu, koordinimi ndërmjet institucioneve dhe mbështetja e vazhdueshme e partnerëve ndërkombëtarë janë të rëndësishme për arritjen e rezultateve konkrete në këto fusha.

Ministria për Komunitete dhe Kthim do të vazhdojë që, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet përkatëse, të punojë për përmirësimin e pozitës së komuniteteve joshumicë, mbrojtjen e të drejtave të tyre, fuqizimin ekonomik dhe krijimin e kushteve për kthim të sigurt dhe të qëndrueshëm të personave të zhvendosur.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors