????? ?ë? ???? ?ë ????ë? ?ë ?????ë??

Të dashur bashkëqytetarë,


Me rastin e Pashkëve, festës më të madhe të krishterëve, dëshiroj t’u shpreh urimet e mia të sinqerta të gjithë besimtarëve që e festojnë këtë festë, qoftë sipas kalendarit katolik apo ortodoks.


Pashkët na kujtojnë fuqinë e besimit, shpresës dhe këmbënguljes. Le të sjellin festat paqe, gëzim dhe bashkim në shtëpitë tuaja. 

Në një kohë që kërkon më shumë mirëkuptim dhe solidaritet, besoj se është fryma e Pashkëve që mund të na inkurajojë të jemi më pranë njëri-tjetrit, pavarësisht dallimeve tona.


Në emër të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe në emrin tim personal, ju uroj një festë të lumtur dhe të bekuar.


Krishti u ringjall! Gëzuar Pashkët!

Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim
Nenad Rashiq

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors