EDHE 21 KONTRATA PËR SUBVENCIONE – VAZHDOJMË TË MBËSHTESIM QYTETARËT TANË

Sot, në Ministrinë për Komunitete, u nënshkruan gjithsej 21 kontrata për subvencionim, përmes programeve të mbështetjes për qytetarët në tri fusha të rëndësishme: zhvillimin e bujqësisë, hapjen e bizneseve të reja dhe mbështetjen e programeve të shërimit.

Me këto kontrata, Ministria vazhdon t’u ofrojë qytetarëve mbështetje konkrete financiare, duke i njohur nevojat, iniciativat dhe sfidat me të cilat ata përballen çdo ditë. Qëllimi i këtyre subvencioneve është krijimi i kushteve më të mira për jetë, nxitja e zhvillimit ekonomik, hapja e mundësive të reja afariste, si dhe ofrimi i ndihmës për ata që kanë më së shumti nevojë për mbështetje në fushën e shërimit.

Mbështetja për bujqësinë paraqet investim në zhvillimin e fermave, ngritjen e prodhimtarisë dhe ruajtjen e veprimtarive tradicionale. Njëkohësisht, subvencionet për hapjen e bizneseve u japin mundësi qytetarëve t’i shndërrojnë idetë e tyre në aktivitete konkrete afariste, të zhvillojnë veprimtarinë e tyre dhe të krijojnë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës.

“Sot nuk po nënshkruajmë vetëm kontrata për subvencionim, por po ofrojmë mbështetje për qytetarët, familjet e tyre, idetë dhe të ardhmen e tyre. Secila nga këto 21 kontrata paraqet një mundësi konkrete që dikujt t’ia lehtësojmë jetën e përditshme, të ndihmojmë në zhvillimin e prodhimtarisë bujqësore, të mundësojmë hapjen e biznesit të vet ose të ofrojmë mbështetjen e nevojshme në procesin e shërimit.

Jemi të vetëdijshëm se pas çdo kërkese qëndron një histori jetësore, mund, shpresë dhe pritshmëri që institucionet të jenë pranë qytetarëve të tyre. Pikërisht për këtë vlerësojmë se është obligimi ynë të jemi të përgjegjshëm, t’i njohim nevojat e njerëzve dhe përmes programeve konkrete të ofrojmë ndihmë aty ku ajo është më e nevojshme.

Dua t’u porosis të gjithë përfituesve të këtyre subvencioneve që të vazhdojnë të besojnë në idetë e tyre, të punojnë dhe t’i zhvillojnë potencialet e tyre. Dyert tona mbeten të hapura për qytetarët, ndërsa përkushtimi ynë mbetet të vazhdojmë me programe që sjellin rezultate konkrete dhe përmirësojnë cilësinë e jetës.”

Me nënshkrimin e këtyre kontratave, edhe një herë u rikonfirmua përkushtimi i Ministrisë që, përmes masave të përgjegjshme dhe konkrete, të vazhdojë të mbështesë qytetarët, të forcojë zhvillimin ekonomik lokal dhe të kontribuojë për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt të komunitetit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors