Ministri Rašić me ambasadoren e Zvicrës: Forcimi i bashkëpunimit në funksion të avancimit të pozitës së komuniteteve joshumicë

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić, priti sot në kabinetin e tij ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Kosovës, Shkëlqesinë e Saj, Anne-Lise Cattin Hennin.

Gjatë takimit u diskutua për pozitën e komuniteteve jo-shumicë, sfidat aktuale me të cilat përballen, si dhe mundësitë për avancimin e mbrojtjes së tyre, realizimin e të drejtave dhe krijimin e kushteve më të mira për jetesën dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Ambasadës së Zvicrës, përmes projekteve dhe iniciativave të përbashkëta që synojnë fuqizimin e komuniteteve, përmirësimin e pozitës së tyre socio-ekonomike, mbështetjen e procesit të kthimit dhe forcimin e kohezionit shoqëror.

Ministri Rašić theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë, duke nënvizuar se dialogu, besimi i ndërsjellë dhe rezultatet konkrete janë thelbësore për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, në të cilën çdo komunitet gëzon mundësi të barabarta, siguri dhe perspektivë.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për vazhdimin e komunikimit të hapur dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit, me synimin që bashkëpunimi i ardhshëm të sjellë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme për të gjitha komunitetet.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors