Rašić dhe ambasadori britanik Jonathan Hargreaves diskutojnë për avancimin e pozitës së komuniteteve joshumicë dhe mbështetjen për të kthyerit

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić, u takua me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, sfidat institucionale në procesin e verifikimit të diplomave dhe mundësitë për mbështetje më efikase për personat e zhvendosur që dëshirojnë të kthehen në Kosovë.

Në fokus të takimit ishte zbatimi i Strategjisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre, si një nga mekanizmat e rëndësishëm për përmirësimin e pozitës së tyre. U diskutua gjithashtu për problemet në punën e komisionit për verifikimin e diplomave, si dhe për nevojën e tejkalimit të pengesave ekzistuese, me qëllim që ky proces të zhvillohet në mënyrë më efikase dhe në interes të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë.

Ministri Rašić theksoi se për arritjen e rezultateve konkrete është i domosdoshëm angazhimi i vazhdueshëm i institucioneve, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ai vuri në pah veçanërisht rëndësinë e fuqizimit ekonomik të komuniteteve përmes krijimit të mundësive për punësim, mbështetjes së nismave sipërmarrëse dhe zhvillimit të burimeve të qëndrueshme të të ardhurave, të cilat kontribuojnë në rritjen e sigurisë ekonomike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Një temë e veçantë e diskutimit ishte mbështetja për personat e zhvendosur që dëshirojnë të kthehen në Kosovë.

Takimi shërbeu si një mundësi për shkëmbimin e mendimeve lidhur me hapat e mëtejshëm në forcimin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve dhe avancimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Ministria për Komunitete dhe Kthim do të vazhdojë të punojë në zbatimin e prioriteteve të saj, me synim krijimin e kushteve më të mira për jetesën e komuniteteve joshumicë dhe sigurimin e kushteve për kthim të sigurt dhe të qëndrueshëm të personave të zhvendosur.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors