Sot, në fshatin Plemetin, u vendos gurthemeli për ndërtimin e shtëpisë së re të Gordana Kovačević dhe dy fëmijëve të saj, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira të jetesës dhe një të ardhmeje më të sigurt.
Ky moment përfaqëson fillimin e një kapitulli të ri për familjen Kovačević, e cila falë kësaj mbështetjeje do të ketë mundësinë të vazhdojë jetën e saj në një shtëpi të sigurt dhe dinjitoze.
“Ky gurthemel simbolizon një shpresë të re dhe një të ardhme më të sigurt për familjen Kovačević. Qëllimi ynë është që çdo qytetar të ndiejë se nuk është i harruar dhe se ne do të jemi gjithmonë mbështetje për ata që kanë më së shumti nevojë për ndihmë”, deklaroi ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić.
Familja Kovačević falënderoi ministrin Rašić dhe Ministrinë për Komunitete dhe Kthim për mbështetjen e ofruar, duke theksuar se kjo ditë për ta përfaqëson një fillim të ri dhe besim në një të nesërme më të mirë.
Ky projekt përfaqëson vazhdimin e aktiviteteve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, të orientuara drejt krijimit të kushteve më të mira të jetesës dhe mbështetjes për familjet që kanë më së shumti nevojë për ndihmë. Vetëm dy javë më parë është nënshkruar kontrata për ndërtimin e 80 shtëpive të reja, si dhe për renovimin e 20 objekteve ekzistuese, duke vazhduar në mënyrë konkrete punën për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe ofrimin e mbështetjes për qytetarët.
Mbështetja për familjen Kovačević në fshatin Plemetin është edhe një shembull i përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të ofruar mbështetje konkrete për familjet dhe komunitetet jo-shumicë.



