Me rastin e Ditës së Boshnjakëve, të gjithë pjesëtarëve të komunitetit boshnjak u përcjell urimet e mia të sinqerta, me dëshirën që kjo ditë të jetë një kujtesë për pasurinë e kulturës, traditës dhe identitetit që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të shoqërisë sonë të përbashkët.
Le të jetë kjo festë një mundësi që së bashku të promovojmë respektin e ndërsjellë, mirëkuptimin, barazinë dhe solidaritetin, si dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri ku dallimet respektohen dhe ku çdo komunitet ka vendin e tij dhe mundësi të barabarta.
Të gjithë boshnjakëve u uroj Ditën e Boshnjakëve, me shumë shëndet, paqe, sukses dhe lumturi familjare.
Nenad Rašić
Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim