Ministria për Komunitete dhe Kthim njofton të gjithë fermerët e interesuar se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjatur afatin për aplikim në Programin e Pagesave Direkte 2026 edhe për 10 ditë shtesë.
?️ Afati shtesë për aplikim:
Fillimi: 22 korrik 2026
Afati i fundit: 31 korrik 2026, deri në ora 16:00
Ftojmë të gjithë fermerët që ende nuk kanë dorëzuar aplikimin e tyre të shfrytëzojnë afatin e zgjatur dhe ta dorëzojnë kërkesën në drejtoritë komunale për bujqësi.
ℹ️ Për më shumë informata rreth kushteve, dokumentacionit të nevojshëm dhe procedurës së aplikimit, të interesuarit mund t’i drejtohen Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë ose drejtorive komunale për bujqësi.