Duke u bazuar në të dhënat mbi numrin e aplikantëve nga projekti pilot për praktikantë i vitit të kaluar, i cili dëshmon interesimin e madh të të rinjve për aftësim profesional dhe afirmim, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka shpallur sot thirrjen e re për praktikantë.
Për këtë qëllim janë paraparë 400 vende për praktikantë, gjë që paraqet një mundësi të shkëlqyer për të gjithë kandidatët e interesuar që të fitojnë praktikë, të avancojnë aftësitë e tyre dhe të hapin perspektiva të reja për zhvillim të mëtejshëm profesional. Shuma që do të marrin praktikantët është 500,00 euro në muaj. Pjesëmarrja në programin e praktikës është e paraparë të zgjasë së paku tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi në varësi të rezultateve të arritura dhe mjeteve financiare të disponueshme të Ministrisë.
? Aplikimet fillojnë të hënën, më 04.05.2026 dhe do të bëhen drejtpërdrejt në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, dhe zgjasin deri më 19.05.2026. Aplikimet do të dorëzohen në zyrën nr. 48 në katin e tretë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
? Dokumentacioni i nevojshëm:
✔️ Aplikimi
✔️ Letërnjoftimi
✔️ Letër motivuese
✔️ Vërtetim nga banka për llogari aktive
✔️ Diploma (e dëshirueshme por jo e detyrueshme)
✔️ CV (e dëshirueshme por jo e detyrueshme)
Ftojmë të gjithë të interesuarit që të përgatisin me kohë dokumentacionin dhe të aplikojnë.
Mos e humbisni këtë mundësi!