Njoftim për të gjithë të interesuarit

Po i informojmë të gjithë të interesuarit se nga data
16 shtator deri më 1 nëntor 2025,
do të fillojë faza e parë (Loti 1) e zbatimit të
skemës së granteve për zhvillimin e bujqësisë dhe sipërmarrjes rurale,
e destinuar për anëtarët e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.

Kjo është faza e parë e zbatimit (loti i parë) i programit të bashkëfinancimit me Qeverinë Gjermane të zbatuar nga GIZ brenda fondit total prej 7.5 milionë eurosh.

Skema e granteve zbatohet në partneritet me
Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit
dhe organizatën gjermane
GIZ,
me qëllim forcimin e aktiviteteve ekonomike në zonat rurale, përmes mbështetjes për prodhuesit e vegjël, bizneset e reja dhe mikro-ndërmarrjet.

Shumat e mbështetjes për përfituesin:
nga
1,000 deri në 10,000 euro
(mjete të pakthyeshme në mallra/pajisje)

Kategoritë që mund të aplikojnë:

• persona fizikë

• ndërmarrje të vogla dhe të mesme

• start-up 

• fermerë


Grupi i synuar:
anëtarë të komuniteteve jo-shumicë, duke përfshirë individë, biznese të vogla, start-up dhe fermerë

✅ Projektet
duhet të jenë të orientuara drejt fitimit
dhe
të zbatohen në zonat rurale

Mënyra e aplikimit

Aplikimet dorëzohen përmes platformës online
“Good Grants”.

Informacione më të hollësishme dhe kushtet e aplikimit do të paraqiten në sesionet informuese, si dhe në faqet zyrtare të
Ministrisë së Komuniteteve dhe Kthimit dhe GIZ,
ku do të jetë i disponueshëm një link për të aplikuar.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors