Ministrat Rashiq dhe Suleviq diskutuan zhvillimin rajonal dhe projektet e përbashkëta

Sot, në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim u zhvillua një takim midis përfaqësuesve të Qeverisë së Malit të Zi dhe ministrit Nenad Rashiq. Në takim mori pjesë Ernad Suleviq, ministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Investimeve dhe Bashkëpunimit me OJQ-të të Malit të Zi, ndërsa nikoqir ishte Nenad Rashiq, ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Gjatë takimit u diskutua për përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e mbështetjes së komuniteteve. Fokus i veçantë ishte shkëmbimi i përvojave në zbatimin e projekteve zhvillimore dhe mundësitë për nisma të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin e balancuar rajonal dhe në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve. Një nga temat ishte edhe potenciali i bashkëpunimit praktik rajonal drejt krijimit të sinergjive në hartimin e projekteve dhe programeve të përbashkëta, të cilat mund të jenë pjesë e iniciativave zhvillimore në dobi të qytetarëve të gjithë rajonit.

Ekipi ministror i Malit të Zi përbëhej nga Sekretarja e Shtetit Mirsada Bošnjak, Sehera Kurtagić, si dhe Shefja e Kabinetit të Ministrit, Samra Kurpejović, si dhe i Ngarkuari me Punë Bernad Čobaj dhe Fedisa Dacić, të cilët morën pjesë në diskutimet mbi hapat konkretë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors