MINISTRI RASHIQ MBAJTI KONFERENCË PË MEDIA

Sot, në një konferencë për media, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, njoftoi një ndryshim të rëndësishëm në politikën financiare të Kosovës. Tema kryesore e konferencës ishte rregullorja e re e Bankës Qendrore e Kosovës, e cila ka caktuar se valuta e vetme e lejuar për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euroja.

Ministri Rashiq tha se ka zhvilluar një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin, dhe kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar implementimin e kësaj rregulloreje. Ai shprehu falënderimet e tij ndaj kryeministrit për mirëkuptimin dhe njoftoi se do të ketë një periudhë tranzicioni për t’i lejuar qytetarët të përgatiten për këtë ndryshim.

Në lidhje me implementimin e dinarit, Ministri Rashiq prezantoi dy opsione të mundshme. Opsioni i parë është një transaksion midis Bankës Qendrore të Kosovës dhe atë të Serbisë, ndërsa opsioni i dytë është kthimi i dinarit në euro nga bankat që operojnë në të dy vendet. Ministri tha se kjo rregullore është në përputhje të plotë me rregulloren evropiane për zbatimin e pagesave.

Ministri Rashiq gjithashtu njoftoi një lajm të mirë për të gjithë qytetarët, duke thënë se çdo ministri do të punësojë nga 10 pjesëtarë të komunitetit jo shumicë. Ai i inkurajoi ata që kanë diplomë të shkollimit të mesëm ose të lartë të dorëzojnë kualifikimet e tyre për verifikim.

Kjo konferencë për media shënon një hap të rëndësishëm në përgatitjen dhe zbatimin e rregullores së re të Bankës Qendrore në Kosovë dhe thekson përkushtimin e qeverisë për të siguruar që këta ndryshime të realizohen në mënyrë të drejtë dhe transparente për të gjithë qytetarët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors