Ministria për Komunitete dhe Kthim njofton të gjitha palët e interesuara se më 11 gusht 2025, është shpallur Thirrje Publike për Mbështetje në Sektorin e Bujqësisë dhe Biznesit, me fonde të ndara në vlerë prej 1 milion eurosh.
Qëllimi i Thirrjes Publike është të ofrojë mbështetje financiare dhe teknike për individët dhe personat juridikë të angazhuar në prodhimin bujqësor, kafshët, përpunimin e produkteve bujqësore, si dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat dhe subjektet e interesuara që plotësojnë kushtet e përcaktuara në tekstin e Thirrjes Publike. Informacione të hollësishme mbi kriteret, procedurën e aplikimit dhe dokumentacionin e kërkuar janë të disponueshme në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, si dhe në faqen zyrtare të Facebook-ut të Ministrisë.
https://drive.google.com/file/d/1AoU3IWrvmpN2nh0FcBZrEBdXMfP8Dlor/view?usp=sharing
https://drive.google.com/file/d/1rsaZHM14FRClpedgEaApFNv8KwoihRng/view?usp=sharing
https://www.facebook.com/profile.php?id=100089805291177#
Afati i fundit për aplikim është 5 shtatori 2025.
Ne i ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë në kohën e duhur dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të mbështetur zhvillimin e aktiviteteve të tyre.